KOMPANIA
SHTËPIA BOTUESE «VEKTOR» nisi
veprimtarinë e saj në Shqipëri, në vitin 2013. Objekti
themelor i veprimtarisë të saj është hartografia dhe botimi
i hartave të specializura (rrugore, turisike, hiking për
malet dhe zonat e veçanta të Shqipërisë si dhe guidave
turistike). Karakterizohet si një kompani e orientuar drejt
kërkesave të klientëve, me qëllim që të botoj harta si dhe
guida të cilësisë të lartë dhe të specializuara, për çdo
lloj nevoje dhe aktiviteti, duke mbuluar gradualisht
boshllokun e madh në tregun shqiptar në këtë sektor.
Hartografët tonë janë të spezializuar
në hartografi
Me kriter primar të njohurive, përvojës dhe ekspertizës,
SHTËPIA BOTUESE «VEKTOR» ka në personelin e saj një numër të
asyeshëm bashkëpunëtorësh që veprojnë me rezultate pozitive
në krijimin e një serie të plotë produktesh të vlefshme.
Jemi ekspertë në projektet dhe
manzxhimin e të dhënave
Faktori njerëzor është një nga pjesët kryesore përbërëse të
prodhimit të hartave dhe guidave. Megjithatë, në kohën e
sotshme teknologjia është një armë e fuqishme në duart e
hartografëve dhe studiuesve modern. Krijimi i një harte si
dhe një guide (udhërrëfyesi) është një proçes i gjatë dhe i
mundimshëm, për të cilën midis të tjerash duhen mjetet e
përshtatshme në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm dhe
praktikë për cilindo përdurues.
Për këtë arsye, SHTËPIA BOTUESE «VEKTOR» përdor për krijimin
e hartave dhe guidave të saj, sisteme GIS, moderne dhe
profesionale, por edhe kërkime territoriale nga studiues me
përvojë dhe kualifikim të përkryer.
Investimi i SHTËPISË BOTUESE «VEKTOR» nuk është kufizuar
vetëm në “flotën” njerëzore, por ka investuar dhe në pajiset
e nevojshme si makina - Jeep, motoçikleta dhe biçikleta, të
cilat janë në dispozicion të partnerëve të saj.
Flota E SHTËPISË BOTUESE «VEKTOR» vepron në mënyrë
përfocuese për kërkuesit e saj që të kryejnë hulumtimet e
tyre me saktësi dhe siguri, por gjithashtu të kenë përvojë
personale dhe të drejtpërdrejshme të veprimtarisë për të
cilën mbledhin dhe regjistrojnë të dhënat.
Zvillimi industrial dhe zgjerimi
Në vitin 2015, SHTËPIA BOTUESE «VEKTOR» përhap biznesin e
saj në dy sektorë të tjerë:
•
Sektorin botues duke
botuar një përzgjedhje të zgjeruar të gjithë kategorive të
librave (letërsisë klasike të huaj dhe shqiptare, libra për
fëmijë, etj.). Misioni ynë është për të nxitur pasionin për
lexim, duke bashkëpunuar me autorë me të cilët do ndihmojmë
në krijimin e historive dhe për të komunikuar idetë që
informojnë, argëtojnë dhe frymëzojnë. Ekipi ynë i
përkushtuar i profesionistëve botues është i angazhuar për
të gjetur mënyra sa më të reja për të sjellë histori dhe ide
për publikun e vendit.
• Sektorin turistik me
prodhimin e suvenirëve turistike të tilla si magnetet, ne
ofrojmë produkte të cilësi të lartë të punuara mirë dhe në
stil të veçantë artistik.
Qëllimi kryesor i
kompanisë
Qëllimi i kompanisë është që të eksperimentojë, të
ripërtërijë, të jetë krijuese, të jetë sa më elastike edhe
inteligjente për tu përshtatur ndryshimeve në mjedisin e
biznesit dhe për të përmbushur nevojat e konsumatorëve.
GRUPI NAKA
SHTËPIA BOTUESE «VEKTOR» është anëtare e re e
«GROUPIT NAKA».
«GROUPI NAKA» është
një kompani greke udhëheqëse në botimin, si dhe në importim
dhe eksportim, libra dhe artikuj turistik me shumicë.
Aktivitetet e Grupit janë të ndarë në tre sektorë kryesorë:
botimet, tregti me shumicë dhe tregti me pakicë me më shumë
se 5.000 pika shitëse në Greqi, 1.000 në Qipro dhe një numër
të madh në Evropë si dhe në pjesën tjetër të botës..
Që nga viti 2000 «GROUPI NAKA»,
nën menaxhimin e botuesit z, Thoma
Naka dhe bijtë e tij, Jorgo dhe Apostol, ka treguar një
rritje dinamike, ndërsa në
Nëntor 2013 firma u shndërrua në një kompani S.A. e quajtur
"THOMAS
NAKAS PUBLICATIONS S.A.”. Për shkak të faktit, se SHTËPIA
BOTUESE “ORAMA” ka qenë pjesë e «GROUPIT NAKA»
që nga viti 2013, kompania ka pasur një zhvillim dhe rritje
të vazhdueshme në fushën më të gjerë të botimeve. Përveç
SHTËPISË BOTUESE “ORAMA, «GROUPI NAKA»
gjithashtu përfshin SHTËPINË BOTUESE “NAKAS ROAD
CARTOGRAPHY”, kompania e hartave "Stelios Kapranidis",
SHTËPINË BOTUESE “HARTINI POLI”, librarinë “TRAVEL
BOOKSTORE” , libraritë “NAKAS BOOK BAZAAR” dhe “NAKAS
BOOKHOUSE”, artikuj turistik “HEART Bit”, kompania e
tabelave orientuese dhe informative “i-SIMA”. Si pjesë e
zhvillimit të vazhdueshëm, «Groupi Naka» ka përforcuar
bashkëpunime me kompani botuese të fuqishme ndërkombëtare
siç janë DK Eyewitness Travel, Lonely Planet, Rough Guide,
Mair Dumond (Μarco Polo, Falk), Graf Editions, etj
«GROUPI NAKA», me investime të rëndësishme në import,
eksport dhe publikime si dhe në tregtinë me shumicë dhe
pakicë, është sot kompania më e rëndësishme dhe zgjeruar në
zonën botuese në Greqi.
Produktet
Harta rrugore dhe hiking:
Veprimtaria botuese e shtëpisë botuese «Vektor» nisi duke
paraqitur një seri të gjerë të hartave rrugore dhe hiking.
Në mënyrë të veçantë, mbulimi i Shqipërisë bëhet me katër
(5) harta.: dy (3) harta të paloshme dhe dy (2) harta muri.
Seria e hartave të Shqipërisë plotësohet me tre (3) harta të
Zonave Gjeografike (Shqipëria e Mesme, Jugore dhe Veriore),
tridhjetë e gjashtë (36) harta Rrethesh dhe 11 harta
Qytetesh. Të gjitha hartat janë të informuara, të pajtueshme
me GPS dhe përmbajnë informacione të dobishme si muzeume,
qendra kulturore, hotele, shkolla, vende turistike dhe
historike, etj.
Seri të veçantë përfaqësojnë 10 harta Hiking për malet dhe
zonat e veçanta të Shqipërisë që përfshijnë përshkrime të
hollësishme të shtigjeve për këmbësorët më të mira në çdo
rajon. Shtëpisë botuese «Vektor» në bashkëpunim me kompaninë
botuese dhe hartografike Marco Polo, e cila ka një
reputacion të lartë ndërkombëtar, ka përfshirë në katalogun
e saj një seri të plotë me harta shtetesh dhe qytetesh të
huaja.
Magnete dhe vetëgjitëse:
Prodhim i gjërë i tabelave orientuese dhe informative
“i-SIMA” si dhe magneteve turistike, me qëllim që të
përmbush çdo kërkesë në tregun turistik.
Librat:
Zgjedhja më e mirë e librave nga të gjitha kategoritë e
letërsisë si ajo klasike e jashtme dhe shqiptare si dhe
libra për fëmijë që kanë si qëllim të fusin shkrimtarë shumë
të njohur ndërkombëtar për publikun e vendit. Sot
qarkullojnë 11 tituj me lidhje speciale të letërsisë klasike
të huaj edhe shqiptare si dhe 30 tituj për fëmijë së serisë
së famshme në të gjithë botën “Zotërinjtë e vegjël
dhe Zonjat e Vogla”.
|